Senati amerikan i hap rrugën Eric Wendt për postin e ambasadorit në

0%

Eric Wendt, i nominuari për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ka marrë një votë pozitive procedurale në Senatin amerikan, duke iu afruar një hapi të rëndësishëm drejt konfirmimit. Senati miratoi një rezolutë procedurale që lejon shqyrtimin dhe votimin në bllok të 74 emërimeve të administratës amerikane në Kalendarin Ekzekutiv, ku përfshihet edhe kandidatura e Wendt.

Rezoluta u miratua të enjten me 50 vota pro dhe 47 kundër , kryesisht sipas ndarjeve partiake, raporton A2CNN, transmeton Sinjali. Megjithatë, kjo nuk nënkupton ende konfirmimin përfundimtar të Wendt si ambasador, por vetëm i hap rrugën votimit përfundimtar në Senat.

Nëse kandidatura e tij miratohet, Eric Wendt do të bëhet ambasadori i parë i SHBA-së në Tiranë pas largimit të Yuri Kim në qershor 2023. Që prej asaj kohe, Ambasada amerikane në Shqipëri është drejtuar nga të ngarkuar me punë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Emërimi i Wendt vlerësohet si një sinjal i angazhimit të vazhdueshëm të Uashingtonit ndaj Shqipërisë, duke pasur parasysh përvojën e tij ushtarake dhe angazhimin në strukturat e NATO-s. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com