Tragjedi në Indonezi, pitoni 7-metërsh gëlltit 35-vjeçarin

0%

Një 35-vjeçar në Indonezi ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u sulmua, u mbyt dhe më pas u gëlltit nga një piton rreth shtatë metra i gjatë. Sipas mediave lokale, cituara nga Protothema.gr, Hashim Lubesi po kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Waxakai, në provincën Maluku, pasi kishte festuar në një lokal, kur u sulmua në orët e para të 27 korrikut.

Dyshohet se gjarpri doli nga shkurret, e kafshoi në këmbë dhe më pas u mbështoll rreth trupit të tij, duke e mbytur përpara se ta gëlltiste. Kur 35-vjeçari nuk u kthye në shtëpi, familjarët nisën kërkimet. Ata gjetën fillimisht njolla gjaku dhe sendet e tij personale, përfshirë çantën e shpinës dhe sandalet, çka ngriti dyshimet se kishte ndodhur një ngjarje e rëndë.

Gjatë kërkimeve, banorët hasën një piton me bark të fryrë. Pasi e vranë dhe e çanë, ata gjetën trupin e pajetë të Hashim Lubesit brenda tij. Pas ngjarjes, autoritetet u bënë thirrje banorëve të tregojnë kujdes kur lëvizin në zonat pyjore. “Ne i bëjmë thirrje publikut të jetë i kujdesshëm kur shkon në pyll ose në fermat e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse është e mundur, të mos lëvizin vetëm, por në grupe, për të minimizuar rrezikun e incidenteve të ngjashme”, deklaroi shefi i policisë lokale. Ky është rasti i radhës me pasoja fatale në rajon. Muajin e kaluar, një piton sulmoi një çiklist në të njëjtën zonë, ndërsa në Malukun e Veriut një grua 44-vjeçare humbi jetën pasi u sulmua nga një piton në fermën e saj.

Pitonët rrjetëzorë konsiderohen gjarpërinjtë më të gjatë në botë dhe zakonisht e vrasin prenë duke e shtrënguar deri në mbytje, përpara se ta gëlltisin.

Burimi: Telegrafi