Kosova vazhdon përgatitjet për Kampionatin Ballkanik

0%

Kombëtarja U17 e Kosovës në volejboll (meshkujt) po vazhdon përgatitjet për Kampionatin Ballkanik BVA U17, i cili do të mbahet nga 4 deri më në Tiranë, Shqipëri. Përgatitjet po zhvillohen në Ferizaj, nën drejtimin e përzgjedhësit Habil Ajeti, së bashku me trajnerët Arif Elezi dhe Naim Gucati.

“Për ekipin janë siguruar kushte optimale për përgatitje, duke përfshirë akomodimin, tretmanet e nevojshme për lojtarët, si dhe kushte të përshtatshme për zhvillimin e seancave stërvitore. E gjithë kjo me synim që Kombëtarja U17 të jetë e gatshme në nivelin më të mirë për garat që e presin në Tiranë.

Kombëtarja do të vazhdojë me seancat stërvitore në Ferizaj edhe gjatë fundjavës, ndërsa të hënën do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do t’i zhvillojë ndeshjet e Kampionatit Ballkanik”, ka njoftuar FVK.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot