Të dielën, më 2 gusht, në Sllatinë, mbahet gara Drag Race, e treta për këtë vit. Në pistë do të jenë garues të shumtë, disa prej të cilëve të dëshmuar në këtë disiplinë, madje edhe fitues në garat e mëhershme.
Kampioni i shumëfishtë, Skender Potera, fituesit e garës së kaluar, Leutrim Isufi e Ilir Tupella, pastaj Lavdat Vllahiu, Flamur Ismajli, Ardian Begaj, Emiljan Sakuli e të tjerë do të jenë në sheg për spektaklin e radhës.
Gjithçka nis në orën kur fillon paraqitja në garë dhe pajisja me numrat startues e më pas vazhdohet me procedurat e zakonshme, ndërsa në orën nisin kulifikimet. 15 minuta pas përfundimit të tyre publikohen rezultatet e vozitjeve kualfikuese, formohen klasat dhe publikohet lista startuese, ndërsa pas 15 minutave tjerë nis gara zyrtare.
