Gjilani prezanton mesfushorin mitrovicas

0%

Shpërndaje në: Gjilani ka prezantuar të premten mesfushorin e ri, Milazim Bajraktari. Bajraktari tashmë i është bashkuar në stërvitje skuadrës gjilanase, ndërsa është transferuar nga Trepça ’89. Ai ishte kapiten i “xehetarëve” dhe është shquar me paraqitje në ekipin e Ligës së Parë, të njohur për nxjerrjen e lojtarëve cilësorë.

Bajraktari ka pasur oferta edhe nga klube të tjera në Kosovë e Shqipëri, por vendosi për Gjilanin. Ai ka vlerësuar se është kohë të testohet në Superligë, pas shumë vjetësh në Ligën e Parë.

Burimi: Koha