Zbulimi i varrit masiv në Kosovë, reagon Ministria e Jashtme: Kujtesë

0%

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar përmes një postimi në “X” lidhur me zbulimin e një varri masiv në Kosovë. Ministria e Jashtme në reagim thekson se kjo është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura.

Më tej në reagim, ministria thekson se Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, për vendosjen e drejtësisë dhe për ruajtjen e së vërtetës historike. “Zbulimi i një tjetër varri masiv në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura.

Çdo gjetje e tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi që flet vetë. Eshtrat e zbuluara janë një kujtesë e fortë e krimeve të kryera dhe e nevojës që e vërteta dhe përgjegjësia të pranohen e drejtësia të vihet në vend.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për familjet që prej më shumë se dy dekadash presin të mësojnë fatin e të dashurve të tyre, çdo identifikim është një hap drejt dinjitetit, së vërtetës dhe drejtësisë. Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, për vendosjen e drejtësisë dhe për ruajtjen e së vërtetës historike.

Pa të vërtetën nuk mund të ketë pajtim të qëndrueshëm” , thuhet në reagim. Zbulimi i një tjetër varri masiv në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura. Çdo gjetje e tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi që flet vetë.

Eshtrat e zbuluara janë një… — Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) July 31, 2026

Burimi: Bota Sot