Jude Bellingham duket se po i shijon pushimet krah të dashurës pas një përfundimi të suksesshëm në Kampionatin Botëror me Anglinë. Ylli 23-vjeçar i Anglisë, e përfundoi kampionatin Botërorë para disa javësh me një ndeshje emocionuese për vendin e tretë kundër Francës dhe tani ka marrë pak kohë pushim për t’u çlodhur dhe për të shijuar pushimet me modelen amerikane, Ashlyn Castro.
Duke ndarë disa fotografi të ëmbla në internet, Jude dukej shumë i dashuruar teksa luante një lojë me letra në një kabanë pranë plazhit, duke buzëqeshur drejt partneres së tij. Në një tjetër fotografi, ai kishte mbështetur kokën në dorën e të dashurës së tij, me sytë e mbyllur. Fotografia e ndarë në Instagram është hera e parë që çifti është shfaqur në rrjetet sociale të njëri-tjetrit.
Ajo ishte e fshehur mes një kolazhi fotografish nga pushimet, ku Jude shihej duke vozitur përgjatë një bulevardi të mbushur me diell, duke shijuar plazhin dhe madje edhe gjatë një ecjeje në natyrë. Ai e shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Aloha”. Kjo e bënë të ditur se çifti janë diku rreth brigjeve të Hawaii.
Bellingham është përfolur për një lidhje me Ashlyn që nga fundi i vitit 2024, ndërsa të dy kanë zgjedhur ta mbajnë larg vëmendjes së publikut mënyrën se si janë njohur. Bukuroshja 28-vjeçare më pas nisi ta shoqëronte Jude edhe në ngjarje publike, si në ndeshjen e tij me Real Madridin në shkurt të vitit 2025, si edhe në paraqitjen e tyre të përbashkët në Madrid Open në prill të këtij viti.
