Një grua e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt. Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Rreth orës , një grua e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Elezaj. Sipas tij, njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”. “Hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë.
