Portieri i parë i Barcelonës, Joan Garcia, bëri një premtim interesant nëse Blaugranët fitojnë Ligën e Kampionëve në sezonin e ri 2026/27. Konkretisht, Garcia tha publikisht se do të bënte një tatuazh të trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick, nëse ata do të fitonin Ligën e Kampionëve.
“Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve, do të duhet të bëj diçka, nuk e di nëse do t’ia bëj tatuazh fytyrën Hansit…”, ka thënë Garcia duke qeshur me gazetarët. 😂 ¿Se va a marcar Joan García un Cucurella si el Barça gana la Champions? 🎙️ “Si ganamos la Champions algo tendría que hacer, no sé si tatuarme la cara de Hansi…” pic.twitter.com/UdTDMZ9wwU — Eurosport.es (@Eurosport_ES) July 29, 2026 Ju kujtojmë se diçka të ngjashme bëri edhe bashkëlojtari i tij nga kombëtarja, Marc Cucurella, i cili tha para Kupës së Botës se do të bënte një tatuazh me imazhin e trajnerit të Spanjës, Luis de la Fuente, nëse do të fitonin titullin e botës.
Në fund, Spanja u bë kampione bote për herë të dytë dhe Cucurella e përmbushi premtimin e tij duke bërë tatuazh fytyrën e De La Fuentes.
Premtoi para finales, tani e bëri realitet: Cucurella bën tatuazh trajnerin e Spanjës Ndryshe, Garcia mbërriti në Barcelonë para fillimit të sezonit të kaluar nga rivalët e qytetit, Espanyol dhe ishte njëri nga lojtarët kryesor në triumfin e klubit në La Liga dhe Copa del Rey.
