North West anulon turneun e saj të parë muzikor

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: North West, vajza e reperit Kanye West dhe yllit televiziv Kim Kardashian, ka anuluar turneun e saj të parë muzikor, të cilin do ta zhvillonte së bashku me këngëtaren Molly Santana. 13-vjeçarja ishte planifikuar të niste koncertet më 5 gusht, me një seri shfaqjesh në disa qytete të SHBA-së, por njoftoi se turneu nuk do të zhvillohet.

Ajo nuk dha një arsye për anulimin, ka shkruar People. “Isha shumë e emocionuar që do të dilja në turne me Molly Santana. Fatkeqësisht, kjo nuk do të ndodhë, por kam diçka speciale për ju. Shihemi së shpejti”, ka shkruar North në një postim në Instagram. Edhe Molly Santana kërkoi falje për fansat që kishin blerë bileta.

“Për të gjithë ata që blenë bileta për turneun, ju kërkoj falje sinqerisht. E di që shumë prej jush kanë marrë kohë nga angazhimet e tyre dhe kanë shpenzuar paratë e tyre për të qenë aty. Ju vlerësoj shumë dhe premtoj se do ta kompensoj këtë”, ka thënë Santana. North ka publikuar në maj projektin e saj të parë muzikor, një EP me titull “N0rth4evr”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Showbiz 17 kor 2026 Vdiq në moshën 91-vjeçare Mary Jo “MJ” Shannon, nëna e Kris Jenner Ajo ka tërhequr vëmendje edhe më herët duke performuar këngën “Piercing on My Hand” në një koncert të babait të saj Kanye West në Meksikë, para një publiku prej rreth 40 mijë personash.

Ajo gjithashtu është shfaqur në këngën e Kanye West dhe artistit Ty Dolla $ign “Talking/Once Again”, e cila arriti në listën Billboard Hot 100, ndërsa më vonë bashkëpunoi edhe me artisten FKA Twigs.

Burimi: Koha