Miliarderi i njohur dhe drejtuesi i kompanive Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka parashikuar një ndryshim rrënjësor të ekonomisë botërore gjatë dekadës së ardhshme, duke theksuar se përparimi i shpejtë i inteligjencës artificiale (AI) dhe robotikës do t’i japë fund varfërisë.
Sipas Musk, brenda pak viteve njerëzimi do të hyjë në një epokë “abundence”, ku makinat dhe robotët do të prodhojnë mallra dhe shërbime në sasi kaq të mëdha, saqë koncepti tradicional i parave dhe nevojat për të fituar jetesën do të transformohen plotësisht.
Çfarë pritet të ndryshojë? – Puna dhe paratë do të bëhen opsionale: Musk argumenton se nëse robotët dhe inteligjenca artificiale do të prodhojnë më shumë mallra sesa njerëzimi mund të konsumojë, nevoja për të punuar dhe rëndësia e parave do të zbehen ndjeshëm. – Të ardhurat e larta universale (“Universal High Income”): Me zhdukjen e vendeve të punës tradicionale për shkak të automatizimit, Musk parashikon se qeveritë do të kalojnë në një sistem ku do t’u sigurojnë qytetarëve fonde ose mbështetje financiare të drejtpërdrejtë, duke garantuar qasje të plotë në ushqim, strehim dhe kujdes shëndetësor. – Kriza e re do jetë ekzistenciale, jo financiare: Sipas vizionit të tij, pyetja kryesore me të cilën do të përballet shoqëria në të ardhmen nuk do të jetë se “si të fitojmë para”, por “si t’i japim kuptim jetës” kur puna të mos jetë më e detyrueshme.
Edhe pse ky skenar ngjan me një histori shkencore-fantastike, ekspertët dhe vetë Musk theksojnë se sfida kryesore e kësaj tranzicioni do të jetë mënyra se a do të lejojë politika dhe shoqëria që ky nivel bollëku të shpërndahet drejt te të gjithë qytetarët.
