“Poliçani është ngritur në protestë”- Qytetari mesazh Ramës nga

0%

Nga sheshi i protestës mbrëmjen e sotme foli në podium edhe një qytetar nga Poliçani, zonë e njohur tradicionalisht si bastion i së majtës dhe PS-së. Ai kritikoi hapur qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama gjatë protestës para Kryeministrisë, duke thënë se ai nuk ishte më kreu i ekzekutivit dhe as nuk kishte 800 mijë vota siç pretendonte.

Ai vuri në dukje se qarku i beratit nuk ka as ujë dhe as rrugë, duke rrëfyer eksperienca personale. Ai tha se edhe në Poliçan ka pakënaqësi të mëdha për gjendjen e infrastrukturës, furnizimin me ujë dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Sipas tij, banorët e zonës përballen me probleme të shumta, ndërsa përmendi mungesën e investimeve në rrugën Berat-Skrapar dhe problemet me ujin e pijshëm.

Qytetari tregoi edhe një rast personal, duke akuzuar administratën për vonesa në dhënien e pensionit të nënës së tij 82-vjeçare. Në fjalën e tij, ai vuri në pikëpyetje mbështetjen elektorale që ka marrë qeveria dhe kërkoi që institucionet të fokusohen te lufta kundër krimit dhe jo ndaj qytetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Do i them këtij të gjati këtu, se kryeministër nuk është më, por Poliçani është ngritur në protestë. A ke vajtur ndonjëherë në Poliçan, në Çorovodë. Të shihni rrugët. Edhe ujin ua ka prerë banorëve, të Poliçanit, të Beratit. Uji i pijshëm i malit të Tomorrit vjen i pistët. S’ka rrugë Berat-Skrapar. Ku do shkojë plaka ime 82 vjeçe që të ankohet në bashkinë e Beratit.

Kjo administrata e këtij, ma bëri plakën 2 muaj të vdekur, nuk i dha pensionin. Shkova dhe çova dokumentet. Kjo është e turpshme”, u shpreh ai. Në fund qytetari i kujtoi kryeministrit se aq shqiptarët nuk e duan më dhe as të tijët në PS, sepse i ka lënë pas dore. “Ku i ka ky 800 mijë votat? Ai bashkë me Ballën. Arresto kriminelët, jo popullin. I them të shohë atë Skraparin” , tha ai.

Burimi: Bota Sot