Nisin largimet në LDK pasi Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i partisë

0%

Me një epërsi të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka arritur ta ruajë pozitën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm kanë nisur përplasjet dhe largimet nga strukturat e partisë.

Shkumbin Aliu ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së LDK-së në Gadime të Ulët, si dhe nga funksioni i anëtarit të kryesisë së degës në Lipjan. Vendimin e tij Aliu e ka bërë publik përmes një postimi në Facebook, duke shënuar kështu një nga dorëheqjet e para pas kuvendit ku Abdixhiku u rizgjodh në krye të partisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com