Sinani: Diskriminim, asnjë shqiptar nuk u pranua në konkursin për

0%

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të konkursit për pranimin e 400 pjesëtarëve të rinj në Shërbimin e Zjarrfikësve në Serbi, duke thënë se asnjë shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci nuk është punësuar.

Sipas Sinanit, nga Komuna e Preshevës janë pranuar dy zjarrfikës, ndërsa nga Komuna e Bujanocit tre, por asnjëri prej tyre nuk është shqiptar. “Nga Komuna e Preshevës 2 zjarrfikës, nga ajo e Bujanocës 3, por asnjëri prej tyre shqiptar.

Ky është konkursi i disatë me radhë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në të cilin kandidatët shqiptarë shpërfillen totalisht”, ka shkruar Sinani. Ajo ka vlerësuar se praktika e tillë përbën shkelje të të drejtave të pakicave dhe të drejtave themelore të njeriut, duke e lidhur atë edhe me konkurset e mëparshme për punësim në Policinë e Serbisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kjo përveç se është shkelje e të drejtave të pakicave, para së gjithash është shkelje e të drejtave të njeriut, duke marrë parasysh se është në vazhdën e konkurseve për polic. Dhe jo vetëm kaq, por në çdo institucion shtetëror, punësimi dhe integrimi i shqiptarëve në to është çështje e harruar nga Serbia”, ka deklaruar ajo.

Sinani ka theksuar se situata është veçanërisht shqetësuese pasi, sipas saj, bëhet fjalë për dy komuna me shumicë shqiptare, ku përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore vazhdon të mbetet i ulët./Telegrafi.

Burimi: Telegrafi