Ekskluzive: Ky është i dyshuari për rrahjen brutale në Prizren

0%

Gazeta Sinjali ka raportuar sot gjatë ditës për një përleshje që ka ndodhur mëmë , në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ku një person është rrahur brutalisht dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari për këtë rast është Arianit Krasniqi , ndërsa viktima, Avni Kokaj , ka pësuar thyerje të nofullës, ku i cili ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima e këtij rasti, Kokaj, ka folur për Sinjalin dhe ka treguar versionin e tij për ngjarjen, duke deklaruar se nuk e kishte njohur më parë personin që dyshohet se e kishte sulmuar. “Unë nuk e kam njohur më parë këtë person dhe nuk i di motivet. Para meje kanë qenë dy persona, të cilët nuk i njoh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo që di është se Policia më ka telefonuar dhe më ka kërkuar të shkoj për ta mbyllur lokalin e vëllait. Arsyet nuk i di, por me siguri personat që më kanë rrahur kanë pasur probleme me të. Lokali i vëllait është një lloj qebaptoreje apo kafeneje”, ka deklaruar Kokaj. Ai ka bërë të ditur se nuk është më i shtrirë në QKUK, por po vazhdon trajtimin mjekësor.

“Në QKUK nuk jam më i shtrirë, por trajtimin jam duke e vazhduar. Tash jam më mirë”, ka shtuar ai. Sinjali do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e reja për këtë rast.

Ekskluzive: Shkoi për t’ia mbyll lokalin vëllait, u kthye me nofull të thyer – viktima rrëfen sulmin për Sinjalin Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com