Pavarësisht paraqitjes fantastike të Ballkanit, përballja me

0%

Pas humbjes në udhëtim, Ballkani e ka kompletuar përmbysjen ndaj Bohemians, por nevojiten vazhdimet për të parë se cila skuadër do të avancojë tutje. “Xhebrailat” zhvilluan një paraqitje fantastike në “Fadil Vokrri” për të fituar me rezultat 3-2, megjithatë shkaku që ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1-2, nevojiten vazhdimet.

Valentin Serebe shënoi pas vetëm 10 minutave lojë për të kaluar Ballkanin në epërsi. Mysafirët u rikthyen në lojë përmes James-Taylor, që u tregua i saktë nga pika e bardhë (20’). Sidoqoftë, Ballkani ishte shumë më mirë në pjesën e dytë, ku riktheu menjëherë epërsinë – këtë herë përmes Giovanni që shënoi nga afërsia pas asistimit të Serebe (50’).

Serebe ishte prapë protagonist edhe te goli i tretë, ku këtë herë asistoi për Toni Domgjonin që shënoi pas një supergoli (58’). Kur mendohej se Ballkani po e siguronte kualifikimin, mysafirët u riktheyn në lojë falë Hickey që shënoi nga afërsia (88’). Kësisoj, tani do të nevojiten vazhdimet për të parë nëse do të ketë fitues./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi