Osmani uron Abdixhikun pas rikonfirmimit në krye të LDK-së: Jo çdo

0%

Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar rezultatin e Kuvendit të jashtëzakonshëm si një fitore që shkon përtej një procesi të zakonshëm partiak. Përmes një reagimi publik, Osmani e përgëzoi Abdixhikun për mbështetjen e marrë nga delegatët e LDK-së. “Jo çdo fitore është e zakonshme.

Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar Osmani. Lumir Abdixhiku u rikonfirmua të enjten në krye të LDK-së, pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë. Sipas rezultatit të votimit, 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të Abdixhikut, 152 votuan për largimin e tij, ndërsa pesë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Me këtë rezultat, Abdixhiku vazhdon mandatin si kryetar i LDK-së, duke ruajtur drejtimin e partisë pas një prej proceseve më të tensionuara të brendshme në vitet e fundit./Telegrafi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi