Imri Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut është në të mirë të LDK-së

0%

Shpërndaje në: Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe ish sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka deklaruar se shkarkimi i Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit është në të mirë të së ardhmes së partisë dhe të vendit. Ai tha se vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së tij për shkarkimin e Abdixhikut.

Ahmeti përmendi se në janar kishte dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të partisë, si dhe nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Lipjan. “Unë kam reflektuar. Qysh në Kuvendin e janarit kam kërkuar dorëheqjen nga posti i sekretarit të partisë dhe kam ofruar edhe dorëheqjen në Kuvendin Komunal si kryetar dege.

Të shohim sot Kuvendin nëse do ta fuqizojë idenë tonë për të reflektuar lidhur me rezultatet e zgjedhjeve”, tha Ahmeti. Ai nuk deshi të komentojë pretendimet për presion./KSP

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha