Trajneri i Tottenhamit, Roberto De Zerbi, zbuloi se klubi po përgatit edhe një transferim të madh. “Spurs” tashmë kanë shpenzuar mbi 230 milionë funte për përforcime gjatë verës, ndërsa mes afrimeve të reja janë Sandro Tonali dhe Matheus Fernandes. “Afati kalimtar sigurisht që nuk ka përfunduar. Kemi realizuar 60 për qind të projektit tonë të transferimeve.
Tani kemi edhe një bombë tjetër” , tha De Zerbi. Italiani konfirmoi se përforcimi i radhës do të jetë një lojtar ofensiv. I pyetur nëse marrëveshja është afër përfundimit, ai u përgjigj: “Shpresoj, por ende nuk ka përfunduar”.
