Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për falsifikim të dokumenteve të ndryshme, si pasaporta, letërnjoftime e certifikata e të cilat i kanë përdorur si dokumente të vërteta.
Në njoftimin e Policisë thuhet se të dyshuarit me dokumentet e falsifikuara kanë tentuar që në mënyrë të kundërligjshme të bëjnë shitblerje të tokave, me qëllim që të përfitojnë shumën prej 1 milion e 500 e 50 mijë euro. Të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘bashkëkryerja’, ‘ndihma’, ‘mashtrimi’ dhe ‘falsifikimi i dokumenteve’.
Pas intervistimit të tre të dyshuarave dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërsa njëri prej tyre me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
