Kina dhe Pakistani mohojnë raportet për dërgimin e 400 raketave

0%

Kina ka mohuar raportimet se Irani pritet të marrë brenda disa javësh një dërgesë fillestare prej deri në 400 raketash kineze për mbrojtje ajrore. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning, i cilësoi pretendimet si të pavërteta dhe pa bazë faktike.

“Raportet nuk janë të vërteta dhe aspak faktike”, deklaroi ajo në një konferencë për media në Pekin, duke shtuar se Kina angazhohet për paqen dhe përfundimin e konfliktit. Edhe Pakistani e ka hedhur poshtë kategorikisht raportin, sipas të cilit territori i tij do të përdorej për tranzitin e dërgesës drejt Iranit.

“Të gjitha spekulimet e tilla janë të pabaza dhe të zhveshura nga e vërteta”, thuhet në reagimin e ushtrisë pakistaneze. Më herët ishte raportuar se Irani pritej të merrte grupin e parë të sistemeve të mbrojtjes ajrore, ndërsa përpiqet t’i rindërtojë kapacitetet e tij mbrojtëse në kohën e përshkallëzimit të konfliktit me Shtetet e Bashkuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas raportimit, dërgesat do të niseshin me avion nga qyteti Urumqi, në perëndim të Kinës, dhe do të kalonin nëpër Pakistan para se të mbërrinin në Iran. Burimet e cituara nuk kishin sqaruar nëse tranziti përmes Pakistanit do të realizohej në rrugë ajrore apo tokësore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com