Kuvendi i RMV-së zgjodhi Meri Dika-Georgievskën si gjyqtare

0%

Kuvendi i RMV-së sot zgjodhi Meri Dika-Georgievskë si gjyqtare kushtetuese. 64 deputetë votuan për zgjedhjen e saj, pa asnjë “kundër” ose “abstenim”. Pas zgjedhjes, ajo bëri një betim solemn. Dika-Georgievska ka një diplomë juridike nga Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Përveç Gjykatës së Apelit, ajo punoi edhe si avokate dhe ishte gjyqtare në Gjykatën Themelore në Shkup. Biografia e saj përfshin edhe pozicionin e anëtares së Këshillit Gjyqësor, ku ajo ishte anëtare nga viti 2012 deri në vitin 2018.

Burimi: Bota Sot