Dukagjini i Klinës ka zhgënjyer me lojën dhe rezultatin në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të Conference League. As laiku më i madh nuk e kishte pritur këtë dështim të skuadrës klinase, e cila, si vendase në Kampin Nacional në Hajvali, u mposht me rezultatin e thellë 5:1 nga Lugano e Zvicrës.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me fitore 1:0 të Luganos, e cila me rezultat të përgjithshëm 6:1 siguroi kualifikimin në rrethin e tretë. Për Luganon shënuan Behrens (6′, 36′, 59′), Dos Santos (9′) dhe Sinani (51′, autogol), ndërsa golin e vetëm për Dukagjinin e realizoi futobllisti Maliqi në minutën e 10-të.
Uran Bislimi kontribuoi me një asistim në golin e pestë të Luganos, të shënuar nga Behrens në minutën e 59-të. Bislimi u zëvendësua në minutën e 71-të. Me këtë humbje të rëndë, Dukagjini i jep fund aventurës së tij në garat evropiane.
