Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në fshatin Domen të Shkodrës, ku një nënë e re dhe dy fëmijët e saj humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tyre. Me një postim në rrjete sociale, Begaj shprehu dhimbjen për këtë ngjarje dhe u dërgoi ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domën të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe. U prehshin në paqe!” , u shpreh Presidenti.
