Massanga Matondo është futbollisti më i ri i Eyupspor. Mesfushori 26-vjeçar vendosi të largohej nga Hatayspor, për të nisur një aventurë të re me klubin tjetër të Superligës turke. Kujtojmë se ish-mesfushori i Partizanit pati disa probleme me Hatayspor dhe u largua për arsye financiare. Si përfundim, ai doli fitues në gjyq dhe u kompensua me 1.2 milionë euro.
Kujtojmë se Matondo ishte një nga lojtarët më të spikatur edhe në Superiore me Partizanin. “Demat e Kuq” e shitën në vitin 2023 për një shumë të majme prej 600 mijë eurosh.
