Shpërndaje në: Dy persona janë arrestuar në Prishtinë në orët e hershme të së mërkurës nën dyshimin për përleshje fizike me një tjetër. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK derisa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri gëzhoja.
“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 3-gëzhoja si dëshmi materiale, ndërsa arma e cila është përdorur ende nuk është gjetur. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Rasti po hetohet ndërsa është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
