​Ia grabit me forcë 10 euro të mituri, arrestohet burri në Bellacerkë

0%

Një person është arrestuar në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, nën dyshimin se ka grabitur, me forcë 10 euro nga një i mitur, të martën në mëngjes. Ky i fundit, sipas Policisë është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komuna.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një veturë në posedim të të dyshuarit, si dhe 10 eurot që dyshohet se ishin grabitur nga viktima. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Burimi: Bota Sot