Ekskluzive | Sherri mes kushërinjve vazhdon për të dytën ditë në Han

0%

Një konflikt mes familjarësh në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit ka eskaluar për të dytën ditë radhazi, duke përfunduar me një tjetër rrahje dhe arrestimin e dy vëllezërve. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të arrestuarit janë Faton Krasniqi, rreth 22-vjeçar dhe Fuat Krasniqi, rreth 20-vjeçar, ndërsa viktimë ka mbetur J.K., rreth 23-vjeçar.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 28 korrikut, rreth orës , pranë “Shitores së Hadinit” në rrugën “Dituria”, në fshatin Paldenicë. Dëshmitarët kanë deklaruar se J.K ndodhej së bashku me kushëririn e tij, H.K, kur në vendngjarje ka ndaluar një veturë nga e cila kanë zbritur dy vëllezërit e dyshuar.

Ata dyshohet se janë vërsulur ndaj 23-vjeçarit dhe e kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit. Sulmi është ndërprerë vetëm pasi disa persona që ndodheshin në afërsi kanë dalë nga shitorja dhe kanë ndërhyrë për t’i ndarë, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I lënduari fillimisht ka marrë trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, ndërsa më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Emergjencën e Ferizajt. Sipas burimeve, kjo përleshje vjen vetëm një ditë pasi palët ishin përfshirë në një incident tjetër fizik, për të cilin ishte iniciuar rast për “Lëndim të lehtë trupor”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është hapur sërish rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Faton dhe Fuat Krasniqi janë ndaluar për 48 orë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit janë duke vazhduar. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com