Janë zbuluar identitetet e tre personave që u arrestuan pas aksidentit tragjik në një objekt në ndërtim në rrugën “Holger Pedersen” në Prishtinë, ku si pasojë e rrëzimit të një vinçi humbi jetën një punëtor, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të ndaluarit janë: Egzon Elshani rreth 37-vjeç Betim Sylejmani rreth 34-vjeç Agon Hashani rreth 47-vjeç Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi pasditen e 28 korrikut, rreth orës , në objektin “Vëllezërit Asllani”, ku gjatë montimit të një vinçi, konstrukcioni u rrëzua. Si pasojë e aksidentit, dy punëtorët që ndodheshin në vinç ranë nga lartësia.
Njëri prej tyre, Ermal Sherifi 20-vjeç , nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në QKUK, ndërsa punëtori tjetër, P. D. rreth 37-vjeç, mbeti i lënduar dhe po trajtohet. Rrëzimi i vinçit shkaktoi dëme edhe në një shtëpi pranë vendit të ngjarjes.
Ky është i riu që humbi jetën në vendin e punës në Prishtinë Në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore të Policisë, Krim-Teknika, Prokurori i Shtetit, Inspektorati i Punës, Inspektorati i Mjedisit dhe Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Rrëzimi fatal i vinçit në vendpunishte në Prishtinë: Tre persona ndalohen, Prokuroria nis hetimet Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Egzon Elshani, Betim Sylejmani dhe Agon Hashani janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “ Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës ” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm ”.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë janë në vazhdim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
