Vjen deklarata zyrtare rreth yllit të skuadrës

0%

Thashethemet e bujshme për një transferim të mundshëm të Jamal Musialës nga Bajerni te Galatasaraj kanë shkaktuar së fundmi shumë reagime. Tani, një deklaratë zyrtare e klubit turk ka hedhur dritë mbi këtë çështje. Deklarata vjen nga vetë klubi i njohur i Stambollit dhe u publikua të dielën në mbrëmje.

“Raportimet se Jamal Musiala dhe Bajerni kanë arritur një marrëveshje me klubin tonë nuk janë të vërteta. Ky njoftim bëhet vetëm për qëllime informuese,” thuhet në deklaratë, e cila është publikuar edhe nga gazetari i njohur i merkatos, Fabricio Romano. Megjithatë, që nga fillimi këto spekulime dukeshin shumë pak të besueshme.

“Kjo është një marrëzi absolute, sigurisht,”ishte vlerësimi i bërë gjatë kësaj jave nga Bild. Tashmë, edhe Galatasaraj e ka konfirmuar zyrtarisht se këto raportime nuk janë të vërteta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Musiala vazhdon të jetë një pjesë e rëndësishme e planeve të Bajernit. 23 vjeçari ka kontratë afatgjatë me klubin deri në vitin 2030 dhe bavarezët shpresojnë që ylli ofensiv të rikthehet në formën e tij më të mirë gjatë sezonit të ardhshëm. Pas eliminimit të hershëm të kombëtares gjermane nga Kupa e Botës, Musiala iu nënshtrua një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Kjo ndërhyrje është pjesë e procedurës normale mjekësore pas dëmtimit të rëndë që ai pësoi verën e kaluar dhe ishte planifikuar prej kohësh për periudhën pas turneut në Amerikën e Veriut,” njoftoi Bajerni.

“Procedura do t’i mundësoj lojtarit të zhvilloj përgatitjet parasezonale sipas një plani të qartë dhe të jetë gati për fillimin e ndeshjeve zyrtare të Bajernit,” thuhet më tej në deklaratën e klubit. Sipas raportimeve të mediave, gjatë ndërhyrjes kirurgjikale Musialës iu hoq një pllakë metalike.

Ai pritet të rifilloj stërvitjet individuale në qendrën stërvitore të Sabener Shtrase në fund të muajit korrik dhe nuk do të udhëtoj me Bajernin e Mynihut në turneun promocional në Azi gjatë muajit gusht.

Burimi: Bota Sot