59 ditë revoltë kundër qeverisë, përfundon protesta dhe marshimi në

0%

Pas marshimit në disa prej akseve kryesore të Tiranës, ka përfunduar protesta e 59-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët, të mbledhur fillimisht para Kryeministrisë, kanë vijuar marshimin e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”, ndërsa në fund të tubimit nga podiumi është bërë thirrje për vijimin e protestave edhe në ditët në vijim. “Nesër më shumë!” ka qenë mesazhi me të cilin qytetarët kanë mbyllur marshimin e sotëm, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Prej 59 ditësh, protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila sipas tyre do të mundësonte një proces të ri zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot