Në ajër për 24 orë e 24 minuta – realizohet fluturimi më i gjatë

0%

Kompania ajrore australiane Qantas ka realizuar atë që besohet të jetë fluturimi më i gjatë komercial i kryer ndonjëherë, pasi një avion Airbus A350-1000ULR qëndroi në ajër plot 24 orë e 24 minuta pa u ndalur. Avioni u nis nga Melbourne dhe përfundoi udhëtimin në Toulouse të Francës, duke përshkuar rreth 23.075 kilometra mbi Oqeanin Paqësor dhe atë Atlantik.

Fluturimi është pjesë e projektit “Sunrise” , përmes të cilit Qantas synon të nisë fluturime direkte nga Australia drejt Londrës dhe Nju Jorkut me avionët e rinj Airbus A350-1000ULR. Modeli i përshtatur pritet të hyjë në shërbim në vitin 2027.

Sipas Airbus, avioni është pajisur me një rezervuar shtesë karburanti, gjë që i mundëson të qëndrojë në ajër për periudha shumë të gjata pa pasur nevojë për ulje, shkruan The Guardian, përcjell Sinjali.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me këtë fluturim është thyer rekordi i mëparshëm prej 22 orësh e 42 minutash , i vendosur në vitin 2005 nga një Boeing 777-200LR , që fluturoi nga Hong Kongu në Londër përmes Oqeanit Paqësor. Interesimi për fluturimin ishte i jashtëzakonshëm edhe në internet.

Platforma Flightradar24 bëri të ditur se mbi 3.6 milionë persona ndoqën në kohë reale rrugëtimin e avionit, duke e bërë atë fluturimin e dytë më të ndjekur në historinë e platformës, pas atij që transportonte arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 2022.

Qantas ka porositur gjithsej 12 avionë Airbus A350-1000ULR , të cilët do të përdoren për fluturime direkte mes bregut lindor të Australisë dhe Londrës ose Nju Jorkut, me kohëzgjatje prej rreth 19 deri në 21 orë . Avioni i parë pritet t’i dorëzohet kompanisë në prill të vitit 2027, ndërsa fluturimet e përditshme pa ndalesë mes Sidneit dhe Londrës synojnë të nisin në tetor të po atij viti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com