Agim Ademi: Përgëzime futbollistëve të Dritës

0%

Drita e Gjilanit, kampion i Kosovës, është kualifikuar në rrethin e tretë të Conference League. Ky sukses e ka gëzuar edhe presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. “Urime FC Drita kualifikimi në raundin e tretë të UEFA Conference League!

FC Drita siguroi kalimin në raundin e tretë të UEFA Conference League, pasi triumfoi ndaj skuadrës nga Malta, Floriana, me rezultat 2:1, pas 120 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë në Maltë dhe përfundimit të kohës së rregullt në ndeshjen e kthimit me të njëjtin rezultat, kampionët tanë treguan karakter, forcë dhe mentalitet fituesi në vazhdime.

Edhe pse ishte në disavantazh 0:1, Drita reagoi në mënyrën më të mirë, përmbysi rezultatin në 2:1 dhe me plot meritë siguroi kualifikimin në fazën e radhës të kësaj gare. Përgëzime futbollistëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit dhe tifozëve “Intelektualët” për këtë sukses, që nderon jo vetëm klubin, por edhe futbollin e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

FC Dritës i urojmë shumë suksese në raundin e tretë të UEFA Conference League dhe paraqitje edhe më të mira në vazhdim dhe një përfaqësim sa më dinjitoz të futbollit të Kosovës!” , ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

Burimi: Bota Sot