Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Në rastin ndaj vëllezërve Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të akuzuar për sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, dëshmitari Fatmir Ademi, drejtor i Departamentit për Kimi dhe Biologji në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ka thënë se rezultatet e analizave të ADN-së janë konfirmuar plotësisht edhe nga laboratori në Itali.
Në ditën e dytë të dëshmisë, Ademi ka thënë se janë gjetur 7 prova në vendin e ngjarjes e se nga 51 dëshmi të analizuara asnjëri prej të akuzuarve nuk është përjashtuar. “Ekspertiza është kryer në laboratorin e ADN-së, në Prishtinë dhe jo në Itali. Ne përveç tjerash e kemi bërë analizimin edhe në mungesë të softuerit, para se me shku në Itali.
Ne i kemi krahasuar dhe kemi bërë një vlerësim tonin edhe para interpretimit nga italianët. Vendimin për dërgim për interpretim në Romë e ka bërë Prokuroria dhe jo ne. Ne kemi dërguar rezultatet që ne i kemi nxjerrë me ekspertizën e ADN-së”, ka thënë ai kur është pyetur nga mbrojtësi i të akuzuarit Jovan Viçentijeviq, avokatit Nebojsha Vllajiq.
Mbrojtësi i të akuzuarit Dragisha Viçentijeviq, avokati Millosh Deleviq e ka pyetur dëshmitarin nëse në mesin e 7 provave, a është vërtetu çfarëdo lloj përputhshmërie me të akuzuarin Viçentijeviq. Dëshmitari u përgjigj, se “jo nuk është vërtetuar”.
Më 9 dhjetor të vitit të shkuar, Prokuroria Speciale ka njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj tre të pandehurve për shpërthimin që ka ndodhur më 29 nëntor të 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, komunë kjo në veri të Kosovës që është e banuar kryesisht me serbë.
Në aktakuzën, të cilën e ka ngritur prokurori Bekim Kodraliu, bëhet e ditur se Jovan Viqentijeviq i ka thënë Prokurorisë se është trajnuar në poligonin e ushtrisë serbe “Pasulanske Livade”, bashkë me rreth 120 persona të tjerë, në periudhën midis 14 e 23 shtatorit të 2023-s.
Gjatë kësaj periudhe kohore, bazuar në aktakuzën për sulmin terrorist në Banjskë, të ndërmarrë nga serbë të armatosur dhe të uniformuar, stërvitje në poligonin “Pasulanske Livade” ka kryer edhe grupi i Milan Radoiçiqit. Në bazë të kësaj aktakuze, grupi që e ka kryer sulmin në Banjskë, i ka realizuar stërvitjet ushtarake në datat 19 dhe .
Edhe Arbëri 8 dhj 2025 Si u zaptua shteti … dhe pse asnjë kosovar nuk pati sukses në Shqipëri Jovan Viqentijeviqi i ka thënë prokurorisë se edhe në Kosovë u pati planifikuar që të ndërmerrej edhe një sulm tjetër në tetor të vitit të shkuar, porse atë e ka anuluar Radoiçiqi.
Sipas asaj që Viqentijeviqi ia ka thënë Prokurorisë, për këtë sulm pritej përfundimi i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe fitorja e Donald Trumpit. Viqentijeviqi ka thënë gjithashtu se Radoiçiqi e ka mbështetur fushatën elektorale të Trumpit me 30 milionë dollarë, nëpërmjet lobit serb në SHBA.
Një ekspertizë e kryer nga Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI), e cila është pjesë e aktakuzës, ka treguar se në çizmet e të akuzuarve është gjetur dhe që bazuar në strukturën, ngjyrën dhe përbërjen ka qenë e njëjtë me atë të marrë si mostër në kanalin e “Ibër-Lepencit”.
