Gvardiol vazhdon kontratën me Cityn

0%

Shpërndaje në: Joshko Gvardiol e ka vazhduar kontratën me Manchester Cityn. Mbrojtësi kroat ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare deri në vitin 2031 me Cityn. Kroati iu bashkua Cityt në vitin 2023 dhe i kishin mbetur edhe dy vjet kontratë me Cityn. Por ai është i lumtur për vazhdimin e kontratës me klubin anglez.

“Sapo e mora vesh se City donte të rinovonte kontratën, e kuptova se kjo ishte ajo që doja. Është klubi më i mirë në botë për të luajtur”, ka thënë Gvardiol. “Lojtarët që janë këtu, janë të mrekullueshëm. Është një skuadër e klasit botëror, e re dhe plot potencial. Unë besoj vërtet se do të kemi shumë sukses në vitet e ardhshme”.

Gvardiol 24-vjeçar iu bashku Cityt nga Leipzigu për 90 milionë euro. Edhe Futboll 31 jan 2026 Ndeshje interesante për kreun e tabelës në Premier League Ai me Cityn ka fituar pesë trofe të mëdhenj, përfshirë Premier Leaguen dhe Kupën FA. “Joshko është një lojtar tek i cili ky klub beson vërtet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai është i ri, një profesionist i shquar dhe tashmë një nga mbrojtësit më të mirë në botë”, tha drejtori i Cityt, Hugo Viana. “Manchester City është i përkushtuar për të mbajtur talentin tonë më të mirë, prandaj jemi të lumtur për këtë kontratë të re”.

Burimi: Koha