Tre persona janë dërguar në mbajtje për një rast të dyshuar të bashkësisë jashtëmartesore me një të mitur nën moshën 16-vjeçare. Sipas Policisë, rasti është shënuar të dielën, më . Për këtë, Policia bën të ditur se janë arrestuar dy meshkuj serbë, shtetas të Serbisë, si dhe një person tjetër, shtetas kosovar. Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se tashmë Prokurori i Shtetit ka iniciuar procedurë penale për këtë rast. Prokuroria ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Megjithatë, për shkak se rasti ndodhet në fazën fillestare të hetimeve dhe e dëmtuara është e mitur, Prokuroria ka thënë se nuk mund të ofrojë informacione shtesë.
“Duke qenë se rasti ndodhet në fazën fillestare të hetimeve dhe se e dëmtuara është e mitur, nuk mund të ofrojmë informacione shtesë në këtë fazë, me qëllim të ruajtjes së konfidencialitetit të procedurës dhe mbrojtjes së të mitur.”- thuhet në përgjigjen e prokuroisë për KALLXO.com .
