Shpërndaje në: Cristian Romero ka vendosur të presë para se të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij. Mbrojtësi argjentinas nuk po nxiton ta pranojë ofertën e Interit, duke shpresuar për një kalim te Barcelona. Sipas raportimeve, Interi ka nisur kontaktet për transferimin e futbollistit të Tottenhamit dhe kishte përgatitur ofertë.
Por negociatat kanë ngecur pasi Romero e sheh Barcelonën si destinacion të preferuar. Barça e ka në listën e dëshirave mbrojtësin 26-vjeçar, por për momentin nuk ka bërë një lëvizje konkrete. Tottenhami është i gatshëm të negociojë për largimin e Romeros dhe kërkon rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.
Romero pjesë e Tottenhamit është nga viti 2022, kur ishte transferuar nga Atalanta për 53 milionë euro. Kontrata i përfundon në vitin 2029.
