Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Suri Cruise, vajza e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes, ka vendosur të mos e përdorë më mbiemrin e babait të saj, ka shkruar USA Today. Sipas të dhënave të regjistrit të votuesve në Pensilvani, 20-vjeçarja tashmë figuron ligjërisht si Suri Noelle, duke përdorur si mbiemër emrin e dytë të nënës së saj, Katie Holmes.
Lajmet se ajo ka hequr dorë publikisht nga mbiemri Cruise patën nisur që në vitin 2024, kur ajo u shfaq në ceremoninë e diplomimit të shkollës së mesme me emrin Suri Noelle. Nuk dihet saktësisht se kur është bërë ndryshimi ligjor i emrit. Tom Cruise dhe Katie Holmes u martuan në vitin 2006 dhe u divorcuan në vitin 2012.
Vajza e tyre lindi më dhe që në fëmijëri ishte shpesh në qendër të vëmendjes mediatike. “Kur menduam për emrin Suri, të dyve na pëlqeu shumë. Më vonë mësuam se do të thoshte ‘trëndafil i kuq’, dhe kjo ishte një bonus. Suri ishte perfekt”, pati thënë Cruise për Vanity Fair kur zgjodhën emrin e saj.
Edhe Showbiz 25 kor 2026 Vajza e Cruiseit dhe Holmesit do të luajë në adaptimin modern të veprës së Shakespeareit Pas ndarjes, Cruise dhe Holmes deklaruan se do të bashkëpunonin si prindër për të mirën e vajzës së tyre dhe se dëshironin ta mbanin jetën familjare private. Holmes ka folur disa herë për dëshirën e saj për ta mbrojtur të bijën nga vëmendja publike.
“Ajo ishte shumë e ekspozuar që në moshë të vogël dhe për mua ka qenë shumë e rëndësishme ta mbroj. Jam shumë mirënjohëse që jam nëna e saj. Ajo është një person i jashtëzakonshëm”, ka thënë aktorja. Në vitin 2024, Holmes ka shprehur krenarinë e saj ndërsa Suri nisi studimet universitare.
Edhe Showbiz 15 kor 2026 Katie Holmes shfaqet dorë për dore me partnerin e ri “Sigurisht që do të më mungojë afërsia jonë, por jam shumë krenare për të dhe e lumtur. Është emocionuese të mësosh për veten dhe ta përjetosh atë periudhë të fillimeve të reja”, ka thënë ajo.
Më vonë, aktorja ka reaguar ndaj një raporti që pretendonte se vajza e saj kishte një fond të madh financiar në dispozicion, duke e quajtur lajmin “plotësisht të pavërtetë” dhe “të rrezikshëm”, pasi sipas saj vendoste një objektiv mbi të bijën.
