​Rezolutë në Kongresin e SHBA-së, kërkohet që sesioni i AP të OSBE-së

0%

Avokuesi i çështjes së Kosovës në SHBA, Faton Bislimi, bëri të ditur se sot mirëpret me respekt të veçantë paraqitjen e Rezolutës Kongresionale 1451 në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, të inicuar nga miku i madh i Kosovës, kongresmeni Joe Wilson, së bashku me rreth 40 bashkënënshkrues dypartiakë.

Rezoluta kërkon që Sesioni Vjetor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për vitin 2027 të mbahet në Charleston, South Carolina, dhe jo në Beograd. “Për më shumë se dy dekada, në Washington kemi argumentuar vazhdimisht se stabiliteti i Ballkanit nuk mund të ndërtohet duke shpërblyer politika që shpesh bien ndesh me interesat strategjike të Perëndimit.

Vlerësimi im ka qenë dhe mbetet se Serbia vazhdon të jetë një instrument i rëndësishëm i ndikimit rus në Evropë, ndërsa në vitet e fundit ka thelluar marrëdhënie edhe me Kinën dhe Iranin. Kjo e bën edhe më të rëndësishme që institucionet euroatlantike të dërgojnë mesazhe të qarta në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të sigurisë kolektive”, shkroi Bislimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai tha se rezoluta në fjalë përmban pikërisht këto argumente kundër Serbisë për të qenë nikoqir i sesionit vjetor të radhës (2027) të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. “OSBE-ja është ndërtuar mbi parimet e lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe respektit për sovranitetin e shteteve. Vendi ku mblidhen përfaqësuesit e saj duhet të pasqyrojë këto vlera.

Falënderoj kongresmenin Joe Wilson dhe të gjithë bashkënënshkruesit republikanë e demokratë për lidershipin e tyre parimor.

Miqësia amerikane me Kosovën vazhdon të mbetet garancia më e fortë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të rajonit tonë”, shkroi Bislimi, duke theksuar se puna konsistente, angazhimi serioz dhe vlerat e lirisë e demokracisë gjithherë kanë qenë dhe mbeten busollë e orientimit të tij strategjik për vendin e kombin tonë dhe kur ato sjellin rezultate ndjenja e krenarisë është e shumëfishtë.

Burimi: Bota Sot