Lojërat Mesdhetare: 60 milionë euro hua nga Franca për Qendrën e

0%

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka nënshkruar marrëveshjen e huas ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), në vlerë prej 60 milionë eurosh, për financimin e projektit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Marrëveshja u nënshkrua nga Murati, ministri i Deleguar për Europën i Francës, Benjamin Haddad, dhe drejtori i Zyrës Rajonale për Ballkanin Perëndimor në AFD, Arnaud Dauphin, gjatë vizitës zyrtare të ministrit francez në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Financave, fondet do të përdoren për renovimin dhe zgjerimin e kompleksit të Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si dhe për ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në institucionet arsimore në mbarë vendin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ky projekt pritet të përfitojnë mbi 40 mijë studentë dhe nxënës, përmes krijimit të hapësirave moderne, të qasshme dhe gjithëpërfshirëse për arsim dhe sport, thot Ministria përkatëse. Ministria bëri të ditur se marrëveshja krijon gjithashtu mundësinë për sigurimin e një granti shtesë prej 10 milionë eurosh nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Murati zhvilloi një takim me përfaqësuesit e AFD-së, ku u diskutua për bashkëpunimin aktual dhe mundësitë për zgjerimin e partneritetit në sektorë prioritarë për zhvillimin e vendit.

Murati shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë së Francës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për mbështetjen e dhënë, duke theksuar se Ministria e Financave synon ta thellojë bashkëpunimin me Francën dhe partnerët ndërkombëtarë për realizimin e investimeve strategjike në Kosovë. 1. Marrëveshja për ekstradim 2. Marrëveshja për ndihmë juridike të ndërsjellë për çështje penale 4.

Deklarata e synimit për Komitetin Kosovë -Francë (për ekspertizë për Lojërat Mesdhetare) 5. Marrëveshja administrative për mësimdhënien e gjuhës frënge në Kosovë Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më , pati miratuar Projektligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, ndërsa me ky ligj u miratua në Kuvendin e Kosovës, por më pas u kontestua nga Partia Demokratike e Kosovës.

Si rrjedhojë, bashkë me një sërë ligjesh tjera të miratuara në seancën e mbajtur më , u dërguan për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Të themeluara në vitin 1951, Lojërat Mesdhetare janë një ngjarje multisportive, që zhvillohet çdo katër vjet me përkrahjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Për herë të parë, Kosova do të jetë nikoqire e tyre, në atë e cila do të jetë ngjarja më e madhe sportive, e organizuar nga ajo deri më tani. Më , Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) e votoi kandidaturën “Prishtina 2030″ gjatë një takimi në qytetin grek Heraklion.

Kosova nuk ka bregdet, por iu lejua të kandidojë falë disa ndryshimeve në Statut të ICGM-së, të cilat ua mundësuan edhe vendeve pa bregdet t’i organizojnë Lojërat Mesdhetare. Shqipëria është zotuar se do ta ndihmojë Kosovën në organizimin e Lojërave – duke ia ofruar bregdetin e vet për garat në sportin e lundrimit.

Burimi: Kallxo