Një tjetër boksier shqiptar sfidon Joshuan: Le ta bëjmë realitet

0%

Një tjetër boksier shqiptar po i kërkon ‘fer’ Anthony Joshuas. Roberto Bakaj përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka shprehur dëshirën të ndeshet me boksierin e njohur britanik. Kjo po ndodh pas ballafaqimit të britanikut me Krisian Prengën, të cilën e fitoj falë këmbënguljes e pasi u gjend dy herë i rrëzuar në ring. “Le ta bëjmë realitet!

Ju garantoj se miliona tifozë shqiptarë dhe fansa të panumërt të boksit në mbarë botën do ta mbështesin këtë event. Të gjithë janë të entuziazmuar dhe po e presin këtë përballje. Atmosfera dhe mbështetja ndërkombëtare do të jenë të jashtëzakonshme. Le t’ua japim njerëzve atë që duan!”, ka shkruar boksieri shqiptar. Mbetet të shihet nëse do ta pranojë këtë sfidë Anthony Joshua.

Ende nuk dihet nëse kjo kërkesë e Bakajt është si dëshirë për revansh pas humbjes së Prengës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot