Kreshnik Gashi: Kallxo.com është mediumi i parë që ka identifikuar

0%

Kryeredaktori i KALLXO.com, Kreshnik Gashi, ka deklaruar se mediumi Kallxo.com është mediumi i parë që ka identifikuar Lule Gjelin si faqe e cila shpërndan dezinformata në raport me politikanë të caktuar. Gashi ka thënë se përmes platformës Krypometri deri tash janë bllokuar mbi 2 mijë postime me dezinformata të tilla.

“Faqja Lule Gjeli është blloku të paktën 13 herë prej Krypometrit në rrjetin social Facebook. Kallxo.com është mediumi i parë që e ka idenetifiku Lule Gjelin si faqe e cila shpërndan dezinformata në raport me politikanë të caktuar, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin Avdullah Hoti, Hykmete Bajramin, Ariana Musliun, Besian Mustafën dhe shumë liderë të tjerë, dhe gazetarë.

Ne e kemi nisë këtë betejë duke e ditë se lufta me këto faqe nuk është e lehtë dhe nuk është pa pasoja. Me Krypometrin deri tash i kemi 2 mijë e 100 postime të tilla të bllokuara, kryesisht mesazhe të kësaj natyre”- ka deklaruar Gashi ne emisioin “Rubikon” në Klan Kosova.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gashi më tej shpjegon se faqja Lule Gjeli ka nisur një fushatë ndaj ekipit të Kallxo.com që nga viti 2023, duke tentuar që të ndalë punën e ekipit për të denoncuar atë se çka kjo faqe publikon.

“Prej vitit 2023 Lule Gjeli nis një fushatë të hatashme ndaj ekipit tonë duke na quajtur spijunë të Serbisë, të Vuçiqit, me postime direkte ndaj kryeredaktorit të Kallxo.com, Faik Ispahiut, që “ai është shok i Vuçiqit”, “ai e ka nënën serbe”, etj. etj., duke tentu me ndalë punën tonë për me denoncu atë se çka kjo faqe dhe tjerat kanë bë mrena kësaj pune.

Ekipi që e monitoron totalisht secili janë bllokuar për të parë atë faqe, që është një teknikë që na pamundëson me i pa të gjitha postimet”- është shprehur Gashi. Tutje, Gashi ka sqaruar se përse ka një publikim në emrin Lule Gjeli në Kallxo.com, jo si shkrim autorial dhe jo si editorial.

“Pse ka një publikim për Lule Gjelin në Kallxo.com, si opinion, jo si shkrim autorial, jo si editorial. Po flasim për vitin 2020 dhe për një artikull që flet për rrezikun e një marrëveshjeje të stilit Shenzhen për Kosovën.

Personi në fjalë kontakton redaksinë dhe thot se punon për Administratën amerikane dhe mundet me qenë opinionist i mirë në raport me tema të caktuara të cilat dëshiron me i bo. Artikulli dërgohet, nuk publikohet qysh është dërgu, redaktohet në tërësinë e tij dhe vazhdohet tutje në publikim, artikull me çdo gjë të redaktuar. Asnjë reagim në atë kohë”- ka thënë Gashi.

“Natyrisht që janë dëshmitë që ka punu, ka qenë kontraktor dhe ka punu në këto qarqe. A punon tash unë nuk e di. Janë të shkruara [dëshmitë], telefonatat që i kemi bërë me të para se me bo. Ka email se qysh është dërgu artikulli, se qysh është kthy artikulli i redaktuar. Nuk ka asnjë rresht në atë artikull që nuk ka bazë faktike”- ka shtuar Gashi.

Kallxo.com ka reaguar ndaj fushatës shpifëse të lansuar ndaj mediumit në raport me faqen Lule Gjeli: Faqja në rrjetet sociale Lule Gjeli e denoncuar nga Krypometër mbi 10 herë si faqe që shpërndanë lajme të rreme, nuk ka asnjë lidhje me punën tonë.

Për më tepër, kjo faqe me datën ka mesazh shpifës me gjuhë skajshmërisht urrejtëse ndaj kryeredaktorit të KALLXO.com dhe drejtorit të Interneës Kosova, Faik Ispahiu, duke e akuzuar se ai është “qytetar i ndershëm i Serbisë”.

Ky postim i Lule Gjeli dhe proksive të saj të cilët përdorin çdo metodë politike e digjitale për të na sulmuar dhe të cilët pasuan këto ditë është një sulm i koordinuar ndaj verifikuesëve të fakteve.

“Influencerë” të rrjeteve sociale, të cilët gjatë punës tonë janë identifikuar si pronarë të platformave që shpërndajnë dezinformimin rus në gjuhë shqipe me mesazhe të kordinuara, vazhdojnë të shpifin për punën tonë. Mesazhet e fundit shpifëse lidhen me Facebook profilin Lule Gjeli dhe punën tonë.

Në vitin 2020 në KALLXO.com është publikuar opinioni me titull: “ Modeli i fshehur që mund të jetë në tavolinën e marrëveshjeve Kosovë-Serbi ”. Ky opinion i vitit 2020, i cili nuk ka pasaktësi, është redaktuar nga redaksia jonë dhe është publikuar në hapësirën e opinioneve.

Ky opinion i publikuar në KALLXO.com nuk ka pasur asnjë kontestim dhe nuk e dijmë që ka lidhje me veprimtarinë e mëpasme të profilit Lule Gjeli në Facebook që më pas ka publikuar dezinformata dhe lajme të rreme. Për njohurinë e opinionit, redaksia jonë ka publikuar deri më tani së paku 12 artikuj të cilët tregojnë se kjo faqe shpërndanë lajme të rreme.

Disa prej artikujve përmes të cilëve e kemi ekspozuar faqen Lule Gjeli, si profil që shpërndan informacione të rreme janë: Deklarata e rremë që i mveshet Viola von Cramon Avokati Luka Misetiq nuk ka deklaruar se Thaçi punonte për shërbimin sekret francez Avdullah Hoti nuk ka vdekur Rrena për premtimin që kanë marrë LDK, PDK & AAK Hykmete Bajrami nuk ka thënë se ‘lufta në Iran nuk po ndodh’ Pretendimi i rrejshëm se Hamza ka folur për Ujmanin, Radoiçiqin e anijen e tij Postimi i rremë për të dyshuarit për sulm ndaj Gazmend Muhaxherit Ariana Musliu Shoshi nuk ka thënë se do t’i largojnë Policinë nga veriu e do ta kthejnë dinarin Bedri Hamza nuk ka folur për arritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje me Listën Serbe Lista Serbe nuk e ka miratuar integrimin e shëndetësisë dhe të arsimit në sistemin shtetëror të Kosovës Kryeministri Rama nuk ka thënë se do të mbështesë Serbinë në Euro 2024 Deklarata e rremë që i mvishet Besian Mustafës për çështjen e Presidentit Facebook profili “Lule Gjeli” disa herë ka tentuar të na intimidojë e frikësojë me mesazhe e publikime që kërkojnë ndaljen e punës sonë në verifikimin e fakteve dhe denoncimin e publikimeve nga kjo llogari në Facebook.

Profili Lule Gjeli ka shpërndarë dezinformata edhe rreth themeluesve te KALLXO.com , ndërsa në platformat e META ka bërë kërcënime direkte per stafin tonë.

Puna jonë në këtë drejtim është e qartë: Faqja “Lule Gjeli” ka filluar shpërndarjen e lajmeve të rreme pasi që eshtë publikuar opinioni i Lule Gjelit në KALLXO.com dhe faqja e njëjtë është ekspozuar po nga ne kur ka publikuar lajme te rreme. Si rezultat i këtyre ekspozimeve që i kemi bërë ne, postimet e “Lule Gjelit” janë etiketuar si të rreme në rrjetet sociale të META.

Disa influencerë të facebookut, pa bërë verifikimet fillestare, kanë nisur fushatë ndaj KALLXO.com . Këto shpifje, si shumë të tjera, do të përfundojnë në gjykatë. Është faktike që influencerët që na sulmojnë janë duke tentuar të njollosin reputacionin tonë për shkak se ne raste të dokumentuara kemi konstatuar se në platformat që ata menaxhojnë shpërndahen dezinformata të Kremlinit.

Deri sot, këta “influencerë” nuk kanë sqaru asnjeherë se pse i ripublikojnë komunikatat e Kremlinit pa editim, ashtu si janë evidentuar në raportin Hartëzimi i Dezinformatave , e as pse editojnë artikuj të mediave ndërkombëtare duke shpërndarë vetëm narrativa të Kremlinit.

Burimi: Kallxo