Reuters: Ukraina dhe SHBA-ja përgatisin propozim të ri paqeje për

0%

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë propozime të reja për një marrëveshje me Rusinë, e cila do të ndalte sulmet ajrore. Propozimi pritet t’i paraqitet Moskës si pjesë e një nisme të re për të ringjallur negociatat e paqes, shkruan reuters.

Një burim ukrainas, i cili nuk është identifikuar, konfirmoi se zyrtarët ukrainas dhe ata amerikanë kanë diskutuar tashmë detajet e kësaj nisme. Presidenti finlandez, Stubb: Ukraina është në pozitën më të fortë që nga fillimi i luftës Ukraina edhe më herët i kishte paraqitur presidentit rus, Vladimir Putinit propozime për armëpushim, por ato ishin refuzuar nga presidenti rus.

Megjithatë, disa zyrtarë besojnë se presioni ndaj ekonomisë ruse, i shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme të dronëve dhe raketave ukrainase, mund të ndikojë në qëndrimin e Putinit. Propozimet e reja të mundshme vijnë pas një serie aktivitetesh të fundit diplomatike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi më 22 korrik një bisedë telefonike me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ku diskutuan për forcimin e përpjekjeve diplomatike.

Burimi: Telegrafi