Mediumi kroat: Meçi më i çmendur ndonjëherë, shqiptari shokoi botën…

0%

Në kontinentin e Vjetër po komentohet përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës. Edhe në shtetin kroat po komentohet shumë, janë të befasuar me boksierin shqiptar. “Meçi më i çmendur ndonjëherë, shqiptari shokoi botën, rrëzoi dy herë Joshuan, por britaniku u rikthye me nokaut” , është titulli i mediumit kroat “Nacional”.

“Ish-kampioni i dyfishtë i botës në peshat e rënda, britaniku Anthony Joshua, ishte shumë pranë një humbjeje befasuese ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga. Ishte një përballje me pesë minuta të jashtëzakonshme, që shumë e kanë cilësuar si një nga rundet më dramatike në historinë e boksit. Joshua nuk kishte përjetuar kurrë një fillim kaq të vështirë në karrierën e tij.

Në rundin e parë ai u rrëzua dy herë dhe dukej i tronditur rëndë, por arriti të mbijetojë deri në gong”, ka shkruar mediumi kroat. “Pesë minutat më të çmendura të boksit që kam parë ndonjëherë”, tha ish-kampioni i botës Carl Frampton, sot komentator sportiv. Prenga pati një mundësi të artë për ta mbyllur duelin, por Joshua tregoi klasën dhe përvojën e një kampioni të madh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në rundin e dytë britaniku u rikthye fuqishëm, mori kontrollin e duelit dhe filloi sulmin. Rreth 30 sekonda para fundit të rundit të dytë, Joshua e vendosi shqiptarin pranë litarëve dhe goditi me një të djathtë të fuqishme që depërtoi mbrojtjen e Prengës. Shqiptari përfundoi në dysheme dhe gjyqtari e ndërpreu menjëherë përballjen.

Burimi: Bota Sot