Turqia kampione e Ligës së Kombeve

0%

Kombëtarja e Turqisë në volejboll për femra është shpallur kampione e Ligës së Kombeve në volejboll, pasi në finalen e madhe mposhti Brazilin me rezultat 3:1 (, , , ). Turqia arriti deri te trofeu pas një përmbysjeje të madhe, në një ndeshje shumë të luftuar dhe me sete tepër të barabarta. Ky është titulli i dytë i Turqisë në Ligën e Kombeve, pas atij të fituar në vitin 2023.

Heroina e finales ishte Melissa Vargas, e cila realizoi plot 33 pikë, ndërsa Hande Baladin kontribuoi me 19 pikë. Te Brazili, më efikasja ishte Ana Kristina me 25 pikë, ndërsa Rozamaria Montibeler shtoi 19. Medalja e bronztë i takoi Italisë, kampiones së vitit të kaluar, e cila në ndeshjen për vendin e tretë mposhti nikoqiren Kinën me rezultat 3:1 (, , , ).

Burimi: Bota Sot