Jordan çudit për meçin Anthony Joshua dhe Kristian Prenga

0%

Meçi i së shtunës mbrëma ndërmjet Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës ka nxitur reagime dhe akuza për një kurdisje të mundshme, pas ndryshimit të madh të ritmit të boksierit shqiptar nga raundi i parë në të dytin. Ish-pronari i Crystal Palace dhe komentatori i talkSPORT, Simon Jordan, ka ngritur dyshime për mënyrën se si u zhvillua përballja në peshat e rënda.

Joshua u gjend në vështirësi të mëdha që në sekondat e parë të meçit, pasi Prenga e rrëzoi në tapet me një goditje të fortë të djathtë. Boksieri shqiptar vazhdoi presionin dhe e rrëzoi britanikun edhe një herë në minutën e fundit të raundit të parë, duke e vënë ish-kampionin e botës shumë pranë humbjes. Megjithatë, situata ndryshoi plotësisht në raundin e dytë.

Prenga nuk vazhdoi me të njëjtin intensitet, ndërsa Joshua shfrytëzoi mundësinë për t’u rikuperuar dhe e nokautoi shqiptarin me një goditje të fuqishme të djathtë. Pas përfundimit të duelit, Jordan reagoi në rrjetet sociale, duke deklaruar se mënyra se si ndryshoi rrjedha e ndeshjes i dukej e dyshimtë. “Nuk e besoj atë ndeshje të Anthony Joshuas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

U rrëzua dy herë dhe më pas papritur mori kontrollin e ritmit në raundin e dytë. Si është e mundur? Prenga ishte krejtësisht ndryshe në raundin e dytë. Diçka nuk duket në rregull. Gjithçka ishte projektuar për të gjeneruar sa më shumë para”, shkroi Jordan. Edhe statistikat tregojnë një rënie të ndjeshme të aktivitetit të Prengës.

Sipas CompuBox, ai tentoi 46 goditje në raundin e parë dhe realizoi 13 prej tyre, ndërsa në raundin e dytë hodhi vetëm 17 goditje, duke goditur në objektiv tri herë. Dyshimeve të Jordanit iu bashkuan edhe disa tifozë në rrjetet sociale, të cilët vunë në pikëpyetje ndryshimin e menjëhershëm të paraqitjes së Prengës.

Burimi: Bota Sot