Rama u përgjigjet kritikëve: Besa jonë s’ka lidhje me sorrat dhe

0%

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas polemikave të krijuara nga deklarata e tij për “flamingot”, “sorrat” dhe “korbat”, duke sqaruar se fjalët e tij nuk ishin drejtuar protestuesve, por kishin të bënin me mësimet që, sipas tij, ka marrë nga shtegtimi i flamingove.

Rama ka thënë se “sorrat dhe korbat” ishin përmendur si pjesë e anës së errët të protestës, por jo si pjesë e mesazhit apo mësimeve që ai kishte nxjerrë. “Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes whatsapit, nga miq a të panjohur, muhabete* sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove.

Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment: Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, s’japin “besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas polemikave të krijuara nga deklarata e tij për “flamingot”, “sorrat” dhe “korbat”, duke sqaruar se fjalët e tij nuk ishin drejtuar protestuesve, por kishin të bënin me mësimet që, sipas tij, ka marrë nga shtegtimi i flamingove.

Rama ka thënë se “sorrat dhe korbat” ishin përmendur si pjesë e anës së errët të protestës, por jo si pjesë e mesazhit apo mësimeve që ai kishte nxjerrë. Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove.

Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve. Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan!

Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë. Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike”, shkruan Rama.

Burimi: Bota Sot