Interi ka nisur bisedimet me Tottenhamin për transferimin e kapitenit Cristian Romero. Qendërmbrojtësi argjentinas sapo ka ndihmuar Argjentinën të arrijë finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës, por mund të largohet këtë verë pas pesë vitesh në Londër.
Romero ka 156 paraqitje që nga viti 2021 dhe udhëhoqi Spurs drejt triumfit në Europa League sezonin e kaluar, por edicioni 2025/26 ishte i vështirë për të me katër pezullime të ndara. Me afrimin e Jan Paul van Hecke për 52 milionë funte nga Brighton dhe Marcos Senesi si lojtar i lirë në qershor për skuadrën e Roberto De Zerbit.
Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, konfirmoi për Sky Italy: “Është padyshim një marrëveshje që po përpiqemi ta mbyllim me lojtarin dhe klubin. Këto gjëra kërkojnë kohë, por interesi është konkret. Të shohim.” Tottenham është i hapur ta lërë të largohet dhe përfaqësuesit e tij kanë qenë në Milano këtë fundjavë për bisedime me Interin.
