Sopoti sfidon Korabin, zbulohet axhenda e miqësores në Ahmetaq

0%

Skuadrat e Kategorisë së Parë, kanë filluar prej disa ditësh përgatitjet për sezonin e ri, teksa nuk mungojnë as duelet miqësore, që iu shërbejnë trajnerëve për të parë gjendjen e lojtarëve. Korabi dhe Sopoti janë dy ekipet që në sezonin e ri do të militojnë në Kategorinë e Parë, ndërkohë të premten e 31 korrikut kanë planifikuar një test miqësor me njëra-tjetrën.

“Panorama Sport” mëson se ky duel do të zhvillohet në fushën sportive në Ahmetaq, prej orës . Sopoti i Rrahman Hallaçit u ngjit rishtaz në Kategorinë e Parë, teksa do të tentojë të jetë surpriza e këtij edicioni. E PREMTE, 31 KORRIK: KORABI-SOPOTI ORA (Fusha sportive Ahmetaq)

Burimi: Bota Sot