Shpërndaje në: LeBron James i ka dhënë fund dilemave. Ylli i NBA-së ka vendosur ta veshë fanellën e Philadelphia 76ers, ka konfirmuar vetë basketbollisti në një postim në rrjetet sociale të premten. Jamesi ishte pa skuadër pasi i mbaroi kontrata me Los Angeles Lakersin. 41-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Philadelphian, ku do të përfitojë rreth 8 milionë euro.
Kësisoj, Jamesi do të kthehet të luajë për një skuadër të Lindjes pas aventurës me Cleveland Cavaliersin (2003 – 2010 / 2014 – 2018). Te Philadelphia do ta gjejë Joel Embiidin, Jaylen Brownin e Tyrese Maxeyn. James gjithashtu ka luajtur për Miami Heatin gjatë periudhës 2010 – 2014. Ka fituar katër herë NBA-në. Dy herë me Miamin, një herë me Clevelandin dhe një herë me Lakersin.
